Angela Martini bën gjestin për t'u marrë shembull. Investon për fushë futbolli në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2023, 21:32
Shkolla 9-vjeçare "Ali Laçej" në Shkodër do të ketë një fushë sportive tërësisht të rinovuar. Ndihma vjen nga shumë larg por nga një emër i dashur për Shkodrën.
Modelja Angela Martini ka marrë përsipër financimin e fushës së shkollës, nëpërmjet fondacionit që ajo drejton.
Kjo është lagjia ku modelja shkodrane është rritur dhe fusha e shkollës do të jetë në dispozicion të komunitetit edhe gjatë orëve të pasdites. Investimi përfshin edhe sistemin ndriçues dhe do të jetë gati pas 1 muaji.

