Kaos për Enzo Fernandez, Chelsea tërhiqet, Benfica nuk i ndryshon kërkesat
Dukej gjithçka e mbyllur por transferimi i Enzo Fernandez te Benfica ka shumë gjasa që të dështojë. Tre ditë më parë, mediat zbuluan marrëveshjen mes Chelseat dhe klubit luzitan për 127 milionë euro me kushtin që shuma të paguhej në tre këste por londinezët duket se janë tërhequr dhe nuk dëshirojnë të paguajnë gjithë klauzolën që është 120 milionë.
Benfica i dëshiron të gjitha paratë menjëherë për të liruar mesfushorin ndërsa 21-vjeçari po ushtron shumë presion që klubi të pranojë sa më parë ofertën e Ted Boehly duke munguar madje në disa seanca stërvitore pa lejen e drejtuesve. Situata është delikate ndërsa presidenti Rui Costa ka bërë me dije se klubi nuk ka nevojë urgjente për të shitur lojtarë pasi në muajt e verës arkëtoi 100 milionë euro për Darwin Nunez.
Në këtë mënyrë, e vetmja rrugë për Chelsean është që të paguajë 120 milionë dhe menjëherë, në të kundërt duhet të presë minimalisht deri në merkaton e verës. Problemi kryesor i Chelseat është “fair play financiar”, pasi Chelsea nuk mund të shpenzojë shumë për shkak të 300 milionëve të shpenzuar në merkaton e verës.
