Cristiano Ronaldo nuk arrin të teserohet në Arabinë Saudite, ja motivi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2023, 19:30
Cristiano Ronaldo nuk është teseruar ende nga klubi i tij, Al Nassr. Sipas një burimi anonim nga Arabia Saudite, motivi është i thjeshtë, klubi e ka plotësuar numrin e lojtarëve të huaj që është 8 dhe Cristiano është i nënti prandaj nuk mund ta regjistrojë ende zyrtarisht.
Për të liruar vendin, duhet që një oprej 8 të huajve aktualisht në organikë, të zgjidhë kontratën me klubin. Duke llogaritur që Ospina, Gustavo, Talisca dhe Aboubakar konsiderohen pika referimi, zgjedhja duhet të prekë një prej katër lojtarëve të tjerë.
Shënjestra më e lehtë mund të jetë uzbeku Jalaluddin Masharipov që me largimin e tij nuk do të lironte vetëm një vend titullari por edhe fanellën me numrin 7.
