Ja si Beckham fitoi 230 milionë dollarë me një lëvizje të vetme

Me transferimin në SHBA, David Beckham bëri një nga lëvizjet më të zgjuara të mundshme. Kontrata e nënshkruar nga ish-mesfushori anglez me Los Angeles Galaxy është ndoshta për t’u marrë shembull ngauniversitetet më prestigjoze të ekonomisë apo financave.

Sipas një dokumenti të zbuluar nga eksperti dhe gazetari ekonomik, Joe Pompiliano, në letër, asi anglez përfitoi rreth 6 milionë dollarë pagë por gjatë 5 viteve ai arkëtoi rreth 230 milionë me një lëvizje shumë të zgjuar.

Beckham nuk zgjodhi një pagë të lartë por përqindje të të ardhurave nga shitjet e biletave, të gjitha ushqimeve në stadium, fanellat, dhe çdo detaj tjetër që kishte lidhje me Los Angeles Galaxy. Një zgjidhje origjinale që e bëri milioner ish-mesfushorin.