Pas takimit në PD, Meta thërret konferencë për shtyp: Viti 2023, është viti i ndryshimit nga ky shtet mafioz
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e nisi aktivitetin politik këtë vit në Partinë Demokratike, ku në mungesë të Sali Berishës u takua me Flamur Nokën. Në bashkëbisedim me gazetarët, tha se viti 2023 do të jetë viti i ndryshimit nga ai që e cilësoi shtet mafioz i Edi Ramës. Kryeminstrin e sulmoi dhe për mbështetjen sipas tij të munguar të qytetarëve dhe rritjen e korrupsionit.
Kjo e premte nuk ishte si ato të javëve të fundit në Partinë Demokratike.
Kryetari, Sali Berisha, për shkak të gjendjes shëndetësore nuk shkoi në seli dhe nuk e mbajti konferencën tashmë të zakonshme për mediat në mesditë.
Ndaj aleati Ilir Meta daljet publike të këtij viti i nisi nga selia blu, ku u prit nga Flamur Noka.
Më pas kreu i Partisë të Lirisë thirri një bashkëbisedim me gazetarët.
“Një gjë është e sigurt, që 2023 do jetë viti i ndryshimit, marrëdhënia me PD është e shkëlqyer dhe koordinimit tona janë të vazhdueshme. Sikurse kemi qenë dhe jemi të hapur të bashkëpunojmë me çdo faktor opozitar në interes të ndryshimit të kësaj situate. Për t’i dhënë fund kapjes së shtetit nga qeveria. Mbi të gjitha opozita do të jetë kudo ku janë qytetarët që kërkojnë ndryshimin dhe janë të vendosur për ta mbrojtur nga ky shtet mafioz që tenton të përjetësojë një klikë”, u shpreh Meta.
Fokusoi vëmendjen te paketa e dimrit që qeveria dha për disa kategori.
Duke e cilësuar lëmoshë, Meta theksoi se fondet Rama po i jep për një grusht njerëzish.
“FMN i kërkoi publikisht qeverisë të bëjë transparencë për fondet e emergjencave . 55% e fondit për investimet gjithë vitin u shpërnda vetëm në muajin dhjetor, duke marrë edhe rreth 20 mln dollarë nga fondi i rezistencës sociale. Në total gati 258 milionë euro për një grusht klientësh të qeverisë si shpërblim për vitin e ri".
Niveli i lartë i korrupsionit, tha ai, ecën paralelisht me varfërinë në Shqipëri.
"Indeksi i korrupsionit ecën paralelisht me atë të varfërisë, falë rilindjes jemi të parët në kontinent për korrupsion dhe varfëri. Thuajse 70% e punonjësve hasin vështirësi në plotësimin e nevojave të tyre mujore. Të dhënat e fundit të INSTAT, japin një shifër alarmante të fryrjes dhe degradimit të administratës, e cila është rritur me 22 mijë veta. Për shkarkimet partiake shteti është detyruar të paguajë më shumë se 108 mln euro për pushimin nga puna të mijëra punonjësve. Rama premtoi një administratë efektive me pak punonjës, por të dhënat tregojnë ndryshe.
Financimi i BE pre 32 milionë euro për administratën publikë ka shkuar dëm, pasi mijëra specialistë të trajnuar janë shkarkuar padrejtësisht. Shteti i kapur hap vende pune elektorale vetëm për të rehatuar patronazhistët, mijëra biznese falimentojnë, 700 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin. Gati 3 qarqe nga vendi kanë kur, administrata është shtuar me aq banorë sa Gjirokastra. viti ku kemi hyrë, i cili është shumë i rëndësishëm, do jetë viti i ndryshimit, në mënyrë që të mos jetë vazhdimi i varfërimit dhe mjerimit. Jemi të bindur se së bashku me opozitën dhe me qytetarët do bëjmë plotësisht të mundur çkapjen e shtetit dhe nisjen e një ndryshimi të madh”, u shpreh ai.
Megjithatë mbledhjen dy ditore të qeverisë e konsideroi si show propagande.
Sa i përket opozitës, kreu i Partisë së Lirisë theksoi se duhet të dilet me një kandidat të përbashkët në 14 maj, duke theksuar se duhet edhe bashkëpunim me shoqërinë civile.