Fryrja e administratës, Braimllari: Rekrutojnë militantë për ti përdorur si spiunë në fushatë

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë thanë të enjten se kryeministri Edi Rama po rrit numrin e të punësuarve në administratë, për qëllime elektorale.

Endrit Braimllari, nënkryetar u Partisë së Lirisë,i ftuar në Rtv Ora thotë se nuk bëhet fjalë për hapje vendesh të reja pune apo punësim të qytetarëve në bazë meritokracie por mbushje të administratës me militantë për të mbajtur shoqërinë në presion gjatë fushatë për zgjedhjet e 14 majit.

Braimllari: Të hapen vende të reja pune, të punësohen njerëz është një e mirë e përbashkët për shoqërinë dhe ne do e stimulonim këtë gjë.Por këta po fusin militantë për të bërë rolin e spiunit në fushatë dhe për të mbajtur të gjithë shoqërinë në presion. Këtyre u duhen këto personazhe me qëllim që të dinë se ku do të votojë Endriti, qytetarët e tjerë, dhe çfarë bindje politike kanë.

Nuk i shërben kjo shoqërisë. Po i referohem bashkisë së Tiranë, me 70 mln euro për pagat e administratës sot do kishte më shumë shërbime.Të vetmit që duhen përgëzuar janë punonjësit e shërbimit të mirëmbajtjes që bëjnë një punë shumë të rëndë, por të tjerët janë të gjithë fotografë të Erion Veliaj.

Lidhur me çështjen e incineratorëve, ai thotë se nuk ka drejtësi për këtë çështje pa u marrë në hetim Erion Veliaj.

Braimllari: Fakti që Erion Veliaj, kryetar i bashkisë së Tiranës nuk merret në pyetje as si peson që ka dijeni për ngjarjen, se ka firmosur ai, tregon se ka një përpjekje për ti ikur thelbit dhe qëllimit kryesor të çështjes së incineratorëve. Unë besoj se nuk ka drejtësi për çështjen e incineratorëve nëse nuk merret Erion Veliaj në hetim se është personi kryesor.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.