“S'është lajm që Rama mblodhi qeverinë”, Baçi: Në 10 vite nuk ka mbajtur përgjegjësi, as ka dhënë llogari

Analisti, Agim Baçi në një intervistë për Ora News me gazetaren Anila Zyberaj tha se kryeministrin Rama “Në këto 10  vite nuk e kemi parë asnjëherë kryeministrin të mbajë përgjegjësi dhe të japë llogari”.

Sipas tij dhe paketa e ndihmës e dhënë për njerëzit në nevojë është “thjesht për fushatë elektorale”.

“Dhe pakoja e madhe është thjesht një tendencë ku shpërndahen paratë publike sapo fillon fushata elektorale”, tha ai.

Agim Baçi: Është e turpshme për ne, nuk përbën lajm në asnjë vend të botës që kryeministri mblodhi qeverinë. Është gjëja më normale në botë. Kjo është një tallje e madhe. Më vjen keq të jepet lajm që kryeministri ka mbledhur qeverinë. Në këto 10  vite nuk e kemi parë asnjëherë kryeministrin të mbajë përgjegjësi dhe të japë llogari. Një qeveri që nuk jep llogari dhe nuk mban përgjegjësi është jashtë shinave. Unë e kam thënë se Rama deri diku e ka konfirmuar dhe vetë kur ka thënë se nuk mbaj përgjegjësi se sa letra firmos dhe nga ana kushtetuese nuk është më i ligjshëm.

Qeveria ka nisur fushatën elektorale dhe mendon se çdo para që do të hedhë është thjesht për fushatë elektorale. Dhe pakoja e madhe është thjesht një tendencë ku shpërndahen paratë publike sapo fillon fushata elektorale. Ky nuk është modeli. Modeli është se çarë ke bërë ti për të mos u rritur çmimet, jemi në një fushatë elektorale, unë ndjej keqardhje që me paratë publike t’ju blesh votën qytetarëve.