Rama i shkon Begajt në Presidencë për ndryshimin e ambasadorëve

Ndryshimi i ambasadorëve në misionet diplomatike si dhe përgatitjet për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, janë dy nga çështjet që çuan kryeministrin Edi Rama në presidencë.

Përmes një postimi në facebook Rama zbardhi dhe motivet e këtij takimi mbajtur paraditen e sotme.  

"Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike"

Ndërkohë në orën 13:00 pritet të ketë takim me drejtuesit politikë të qarqeve tek vila qeveritare 30.

Ndërsa je kryeministri Rama mbylli mbledhjen maratonë mbi 16 orë me ministrat e tij ku bëri një bilanc për 2022 dhe projektet për këtë vit që është dhe një vit elektoral për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023

Përgjatë dy ditë të takimeve me ministrat në vilën 30 në qendër të kryeqytetit Edi Rama hodhi sfidën edhe për zgjedhjet e 14 majit.

Madje duke iu referuar axhendës së qeverisë, ai iu rikthye shprehjes së Damian Gjiknurit të përdorur në rreth 6 vitë me parë sa i përket rezultatit të votimeve

“Vitin 2023 do ta bëjmë tërmet” 

Gjatë ditës përmes postimeve në facebook informoi për vendosjen e një takse të jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë.

Përmes Facebook ai shprehet se të ardhurat do të shkojnë për të mbështetur pensionistët, por edhe kategoritë në nevojë. Një tjetër projekt i diskutuar është dhe ndërtimi i tri stadiumeve, në trekëndëshin Durrës- Vlorë –Korçë. Për këto projekte ai ka deklaruar se në pranverë do të hapet tenderi ndërkombëtar për studimin.

Rama i shkon Begajt në Presidencë për ndryshimin e