PD: “Taksa të jashtëzakonshme” për të mbuluar vjedhjet e jashtëzakonshme! Rama si Enveri në ’45-ën

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar li8dhur me vendimin e qeverisë të njoftuar nga kryeministri Edi Rama për vendosjen e një takse të jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë që do të shkojë në ndihmë të pensionistëve dhe shtresave në nevojë.

Në reagimin e tij, Strazimiri se po vendosen “taksa të jashtëzakonshme” për të mbuluar vjedhjet e jashtëzakonshme të qeverisë.

““Taksa të jashtëzakonshme” për të mbuluar vjedhjet e jashtëzakonshme!

Pensionistët (dhe jo vetëm) i ke ngarkuar ti vetë, me "taksën e jashtëzakonshme" që i paguajnë muaj për muaj:

“incineratorëve” që s’ekzistojnë;

“sterilizimit spitalor” që nuk ekziston;

“rrugëve të pa kërkuara” në të cilat nuk ecet;

“trarët e pagesës” nëpër autostrada që i kanë paguar njëherë;

“bordet e çmimeve” që kanë çatrafiluar tregun...

Pensionistët (dhe jo vetëm), nuk ndihmohen me “taksë të jashtëzakonshme” ndaj prodhuesve të energjisë (dhe jo vetëm), por duke ndalur grabitjen e tyre përmes PPP-ve...

Si njëra, si tjetra janë të paligjshme, anti-kushtetuese, anti-treg, anti-ekonomi, përbëjnë vepër penale dhe dënohen ME BURG!

“Tatimi i jashtëzakonshëm i luftës” që bëri “Partia” në 1945, solli dëm ekonomik që ende sot nuk po e paguajmë dot...

Mos prisni më “të zbarkojnë aleatët” se do ju zgjasë edhe 46 vjet të tjera dhe s'keni kohë...

Ngrehuni dhe bjeruni! Sot!”, thekson në reagimin e tij ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri.