Mbledhja maratonë, Rama: Taksë energjisë, 3 stadiume të reja, të ardhura për nevojtarët

Në mbledhjen maratonë, të nisur të mërkurën e që pritet të përfundojë të premten, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar vendosjen e një takse të jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë. Përmes facebookut ai shprehet se të ardhurat do të shkojnë për të mbështetur pensionistët, por edhe kategoritë në nevojë. Një tjetër projekt i diskutuar është dhe ndërtimi i tri stadiumeve, në trekëndeshin Durrës- Vlorë –Korçë. Për këto projektë ai ka deklaruar se në pranverë do të hapet tenderi ndërkombëtar për studimin.

Në mbledhjen maratonë, të nisur të mërkurën e që pritet të përfundojë të premten, kryeministri Edi Rama ka deklaruar vendosjen e një takse të jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë.

Përmes Facebook ai shprehet se të ardhurat do të shkojnë për të mbështetur pensionistët, por edhe kategoritë në nevojë. Një tjetër projekt i diskutuar është dhe ndërtimi i tri stadiumeve, në trekëndëshin Durrës- Vlorë –Korçë. Për këto projekte ai ka deklaruar se në pranverë do të hapet tenderi ndërkombëtar për studimin.

Ndryshe nga më parë në shkresat në tryezë kreu i qeverisë nuk paraqiti piktura, por shënime mbi çdo studim në mbledhjen e bërë në vilën 31 në Tiranë, për të cilat vendosi edhe ti bëjë publike.

Teknologjia e informacionit por rendet me shpejtësi në mbarë botën, ndaj dhe përfshirja e gjuhës dixhitale qysh në klasën e parë është shndërruar në vendim.

Brenda dy vitesh shkruan kryeministri do të ketë 984 laboratore smart. Brenda janarit, sipas tij, starton programi i kodimit për tu dhënë mundësi të rinjve të futen në tregun global online.

Ndërsa paralelisht ka bërë bilancin për 12 muajt e vitit që lamë pas kryeministri flet për shifra rekord të eksporteve bujqësore, duke shënuar realizim të objektivit për gjymë milliard dollarë në 78 vende te botës.

Koridori blu, një pjesë e të cilit është dhënë tashmë me koncesion, Parku fotovoltaik, HEC Skavica, Tuneli i Llogarasë, Hekurudha Tiranë-Durrës, por edhe Aeroporti i Sarandës e ai i Vlorës janë bërë pjesë e diskutimeve në tryezën dy ditore të ministrave.

Mbledhja maratonë, Rama: Taksë energjisë, 3 stadiume të Mbledhja maratonë, Rama: Taksë energjisë, 3 stadiume të Mbledhja maratonë, Rama: Taksë energjisë, 3 stadiume të