Yuri Kim nis 2023 në SPAK, një orë bisedë me Dumanin dhe prokurorët e tjerë
Për 60 minuta ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar këtë të enjte një bisedë me kreun e ri të SPAK Altin Dumani. Vizita në zyrën e tij konsiderohet si një mesazh që Shtetet e Bashkuara do të vijojë mbështjen ndaj drejtësisë për dhënien fund të pandershmërisë.
Vizitën e parë zyrtare për vitin 2023, ambasadoria amerikane Yuri Kim e kreu në SPAK.
Për 60 minuta ajo zhvilloi një takim më drejtuesin e ri Altin Dumnin. Më pas bisedoi edhe më prokurorët e tjerë të Spak.
Duket se vizita e ambasadores amerikane synon të shfaqë edhe njëherë mbështetjen ndaj institucioneve të reja të drejtësisë së premtuar edhe më herët.
Ambasadoria amerikane ka qënë aktive në kohën kur u zyrtarizuan 3 kandidatët për kreun e ri të SPAK dhe zgjedhjen e tij për të cilin tha se nuk ka synimin ndikimin në emra.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme antikorrupsion Altin Dumani ka premtuar në momentin e prezantimit të platformës së tij se shënjestër do jenë personat që janë përfshirë në korruposion qofshin këto zyrtarë apo ish-funksionarë të lartë.
