
Çmimet e naftës në botë bien si para luftës në Ukrainë, në Shqipëri Bordi “harron” ta ulë
Ndërsa tashmë çmimet e naftës në botë kanë rënë, duket se një gjë e tillë nuk ndikon tek Bordi i Transparencës në Shqipëri.
Çmimi i naftës bruto për fuçi ka rënë pothuajse në nivelin e çmimit para nisjes së luftë në Ukrainë më 24 shkurt 2022, por në Shqipëri realiteti shfaqet ndryshe.
Një konstatim të tillë e ka vënë në pah edhe Gerti Shella nga INFOCIP, i cili shkruan se para lufte çmimi i naftës ishte 140 lekë litri, ndërsa sot në Shqipëri vetëm rritet.
Ai shton se në vendin tonë problemi për këtë çmim nafte nuk është tregu ndërkombëtari, por qeveria me bordet e saj.
Shella: Çmimet e naftës ne bote vetëm bien (sot shkoi 77 USD për fuçi). Rënia po i afrohet çmimit te para-Luftës (70 USD për fuçi). Ne Shqipëri ato ndryshojnë brenda orës vetëm kur rriten, por harrojnë te ulen më... Para Luftës Nafta ishte 140 L/Litri, sot duhet te ishte maksimumi 160 L/Litri me rregull treshi... (Brent crude futures for the March contract had fallen to $77.10 a barrel, a 3.5% loss. WTI, the American benchmark, was down over 3.2%, falling to $74.47 per barrel. On Tuesday, both benchmarks plunged more than 4%.)
Ne rastin tone shkaku nuk është tregu ndërkombëtar, por qeveria me bordin e saj, për fat te keq. Është e domosdoshme qe tregu t'i kthehet masave te zakonshme, tani qe çmimet shkojnë drejt normalizimit. Konkurrenca duhet rivendosur me shpejtësi dhe Bordi duhet te mbylle mandatin e vet (pa lavdi, pasi nuk i ndihmoi shqiptaret ne çdo rast te amortizonin luhatjet, dhe e la ekonominë te shtrenjtohet pa hesat si pasoje e çmimit te rritur tek karburantet qe e vene atë ne lëvizje.)
Nëse qeveria merr masa ne kohe për reflektimin e uljes se çmimit, atëherë me patjetër edhe gjithë produktet qe u rriten si pasoje e çmimit te karburanteve duhet te ulen ne nivelet e para-luftës. Nëse jo, atëherë, ne do kuptojmë te paktën qe "ekonomia e tregut" është një përrallë dhe te paktën te zgjohemi për te pare realitetin ne sy, ashtu siç është...
