Pako e madhe për shqiptarët, eksperti: Paketë elektorale që nuk ka shtrirje të plotë, erdhi e pa studiuar mirë

Igli Tola ekspert ekonomie në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se “paketa e rezistencës e nxjerrë nga qeveria erdhi e pa studiuar mirë”.

Sipas tij kjo paketë në raport me shpenzimet e rritura është tejet minimale.

Madje eksperti thotë se paketa “nuk ka një shtrirje të plotë të paketës dhe ndikimi do të jetë i ulët”.

Igli Tola: Kriza është një krizë e importuar dhe faktorët global e përkeqësojnë situatën por ne kemi dhe shumë faktorë të brendshëm që ndikojnë. Flasim për vlera disa miliarda dollar me të cilat abuzohet dhe nuk shkojnë te qytetarët. Në momentin që lançohet një politikë publike bëhet një krahasim dhe shpjegohet se cilat janë shtresat sociale të prekura dhe përfitimi që marrin. Paketa e rezistencës e nxjerrë nga qeveria erdhi e pa studiuar mirë. Duket sikur është më shumë një paketë elektorale por ka dhe një efekt ekonomik. Në raport me shpenzimet e rritura është tejet minimale.

“Në këtë paketë shprehej se do të kishte ndihmesë e subvencionim për punonjësit publik por për privatin do të mbetet në dorë të bizneseve. Nuk ka një shtrirje të plotë të paketës dhe ndikimi do të jetë i ulët. Kemi koncesionet, PPP-të, korrupsionin, janë të gjitha para që shkojnë në këto drejtime por rastet e dënimit dhe konstatimit të shkeljeve mungojnë."


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.