"Xhiroja larg pritshmërive" tregtarët: Edhe gjatë pandemisë kishim më shumë punë
Pasojat e rritjes së çmimeve gjatë një viti të vështirë si ai që lam pas, ka reflektuar edhe tek tregtarët e fruta-perimeve. Edhe pse kaluam festat ku normalisht qytetarët mbushin tavolinat me produkte ushqimore të ndryshme, tregtarët shprehen se krahasuar me vitet e tjera ky fundvit për ta ishte shumë larg pritshmërive.
Tavolinat e mbushura me ushqime të ndryshme dhe fruta për periudhën festive, nuk është reflektuar në bilancin e nxjerrë nga tregtarët e shumtë. Ata shprehen se në krahasim me vitet e kaluara, shitjet kanë qenë të pakta. Ndërkohë sipas tyre edhe gjatë viteve të pandemisë kishte më shumë shitje.
“Shumë dobët, çmimet kanë qenë njësoj. Vjet e kam shitur mandarinën me 100 lek, sivjet me 80 lek dhe nuk e mernin. Pak mall kishim, dhe ai na ngeli pa shitur.
Nuk bëhen krahasime me vitin paraardhës, niveli i shitjeve ka qenë pothuajse i barabartë, po pritshmëria ishte më e madhe.
Kanë blerë po jo fort mirë, ka qenë i dobët tregu sivjet. Në kohën e pandemisë pati shitje më mirë, punonim deri në orën 1:00 dhe iknim. Tani duhet të rrish deri në 7:00 të darkës dhe nuk nxjer një kokërr leku,” thonë tregtarët.
Sipas tregtarëve disa arsye lidhur me nivelin e ulët të shitjeve të produkteve të tyre, janë zbrazja e xhepave përgjatë vitit, si edhe emigrimi i të rinjve jashtë vendit.
“Këto janë pasoja e Covidit, kriza ekonomike që kanë përfshirë të gjithë vendet, njëkohësisht edhe braktisja e vendit. Kur bëjnë blerje trgojnë vuajte, tregojnë stres, klientët janë për gjynah,” thanë ata.
Edhe pse shitësit janë shprehur se çmimet e fruta-perimeve dhe disa produkteve të tjera kanë mbetur të njëjta, qytetarët sipas tyre, e përdorin tregun si një shëtitore dhe jo si një vend ku mund të blesh produkte të ndryshme.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
