Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i jep 35.1 milionë euro KESH-it
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka akorduar një tjetër fond për mbështetjen e sektorit energjetik.
Kështu, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, i shtohet fondi prej 4 miliardë lekësh ose 35 178 205 euro në formën e transferimit në kapital për shoqërinë KESH sh.a.
Vendimi:
1. Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në programin 04320 “Mbështetje për energjinë”, në llogarinë ekonomike nr.232, i shtohet fondi prej 4 000 000 000 (katër miliardë) lekësh, në formën e transferimit në kapital (transhi i tretë nga fondi i miratuar për këtë qëllim në buxhetin e shtetit), për shoqërinë “Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH)”, sh.a., me qëllim mbulimin me likuiditet të veprimtarisë operacionale të shoqërisë.
2. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përballohet nga zëri “Mbështetje buxhetore për sektorin energjetik”, miratuar në buxhetin e vitit 2022.
3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
