Qeveria nuk ka ndërmend të shkrijë Bordin e karburanteve
Duket se qeveria nuk ka ndërmend të heqë bordin që cakton çmimet e karburanteve pavarësisht akuzave për mungesë transparence dhe dyshimeve mbi mënyrën e vendimmarrjeve për rregullimin e çmimeve të tregut në vend.
“Do vijojmë të mbajmë bordin e karburanteve përsa kohë që çmimet e karburanteve do të vijojnë të jenë ndjeshëm më të larta se mesatarja afatgjat në momentin e parë që do të ketë reduktim të ndjeshëm sigurisht do të dalim nga këto borde” tha ministrja e Financave Delinda Ibrahimaj sot në konferencë për median.
Ibrahimaj mbrojti funksionimin e bordit: Qëllimi ka qënë dhe vijon të mbetet kontrolli i çmimeve me qëllim mbrojtjen e konsumatorit. Sigurisht gjatë vitit tregtarët e përfshirë në këtë sektor kanë pasur ankesa të ndryshme dhe për arsye që ju përmendët.
Ka qenë periudhë e pazakontë. Ne kemi vijuar mbajtjen nën kontrol të çmimit të karburanteve që ka qenë ndjeshëm marzhi i fitimit më i ulët se gjatë vitit të kaluar. Ky ka qenë qëllimi ynë të kontrollonim çmimet e tregtarëve e çmimi tek konsumatori do të jetë sa më i ulët”
Hera e fundit që u mblodh bordi është më 20 dhjetor 2022 ku vendosi uljen me 3 lekë të çmimit të naftës, 1 lekë për benzinën ndërkohë gazi mbetet i pandryshuar.
