KLSH-në s'e pyet njeri, institucionet nuk i zbatojnë rekomandimet
Rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit të lëna në institucionet e audituara, rezultojnë të jenë jo eifkase. Këtë e thotë vetë KLSH në raportet e publikuara së fundmi, ku nga 702 rekomandime të lëna në 1 vit e gjysmë, nuk janë zbatuar plotësisht as gjysma e tyre. Ndërkohë rezulton vetëm 1 kallëzim penal.Metoda e Kontrollit të Lartë të Shtetit duke lënë rekomandime në institucionet që auditon, rezulton jo efikase.
Dhe këtë e thotë vetë KLSH në raportet e auditimit për zbatimin e rekomandimeve, ku në 1 vit e gjysmë ka lënë 702 rekomandime në institucionet që ka audituar dhe vetëm 292 prej tyre janë zbatuar plotësisht.
Sipas analizës së 6-mujorit të dytë të vitit 2021, në 16 subjekte të audituara nga KLSH, janë rekomanduar gjithësej 158 masa për përmirësim ligjor dhe organizative, nga të cilat janë pranuar 152.
Më tej thuhet se prej tyre 49 janë zbatuar plotësisht, 13 janë zbatuar pjesërisht, 50 janë në proces dhe 40 nuk janë zbatuar.
Pra, vihet re që numri rekomandimeve që nuk janë marrë parasysh nga institucionet e audituara është shumë i madh.
E njëjta situatë paraqitet edhe në raportin e janar-shtator 2022, ku në 19 auditime, janë rekomanduar gjithsej 544 masa, nga të cilat janë pranuar 516 prej të cilave janë zbatuar plotësisht 243 prej tyre, 11 pjesërisht, në proces 159 masa dhe pa zbatuar rezultuan 103 masa.
Ndërsa në këtë raport rezulton vetëm 1 kallëzim penal. Por edhe pse zbatueshmëria e tyre është shumë e ulët, institucioni që drejtohet nga Arben Shehu vijon që për shkeljet që konstaton në institucionet vendore dhe qëndrore, mos të bëjë kallëzime penale.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
