Ekonomia në 1 vit, bilanci i Ibrahimajt për 2022-in: Ndërtimet u rritën, industria me rënie

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, konferencë shtypi mbi situatën ekonomike në vend.

Sipas ministres, ecuria e ekonomisë ka rezultuar më pozitive se pritshmëria edhe pse efektet e krizës janë ndjerë.

Sipas ministres Delina Ibrahimaj rritja ekonomike ka qenë me 4.02%, ndërsa për ndikim kryesor në këtë rritje ka pasur ekonomia dhe ndërtimi.

"Në tërësi viti ka qenë vit i cili ka shfaqur ecuri pozitive ekonomikë. Këtë e tregojnë edhe shifrat e INSTAT, për tre mujorin e tretë shifrat ekonomike tregojnë se rritja ishte 4.02%. Këto janë rritje reale të ekonomisë të zhveshura nga ndryshimet çmimeve. Rritja vijon të mbetet në nivelin 3.4%. Sa i përket krahasimit me vendet e rajonit. Tremujori i tretë është shfaqur me 4% dhe ka qenë rritja më e lartë të rajon. Ka pasur një ngadalësim të rritjes në të gjitha vendet e rajonit. Sa i takon analizës sipas sektorëve rritja ka qenë e shpërndarë në të gjithë sektorët. Rritje ka pasur bujqësia dhe blegtoria, edhe ndërtimi 10.66%. edhe tregtia më shumicë ka pasur ecuri pozitive,. Industria ka shënuar rënie dhe kontribut negativ në rritje. Në këtë kontribut ka ndikuar industria nxjerrëse. Industria përpunuese, fasonët apo prodhimet e drurit kanë kontribuar me rritje në këtë sektori. Sa i përket metodës së shpenzimeve, konsumi final i popullatës ka qenë me rritje pozitive, me 8.09%"- u shpreh ministrja.

Gjatë fjalës së saj, ajo tha se sektori i ndërtimeve ka shënuar rritje, ndërsa industria është shoqëruar me rënie.

“Tregtia me shumicë ka pasur ritme pozitive. Industria ka pasur rënie, si pasojë e çmimeve. Energjia elektrike ka pasur ndikim pozitiv në këtë ecuri.

Konsumi i popullatës ka pasur rritje me 0.9 për qind. Ka mundësi më të madhe për rritje ekonomike.

Sektori i ndërtimit është rritur me 66.6 për qind në tre mujorin e fundit.

Investimet e huaja ka pësuar gjithashtu rritje.

Viti 2022 ka pasur norma inflacioni të cilat nuk ishin shfaqur prej vitesh të ndikuara edhe nga çmimet ndërkombëtare dhe nga efekti i luftës ruse në Ukrainë. Por në muajin nëntor, pati një normë inflacioni më të ulët në krahasim me tetorin.”, theksoi ndër të tjera Ibrahimaj.

Ministrja duke krahasuar Shqipërinë me vendet e rajonit tha se vendi ynë ka pasur rritjen më të lartë.

"Kosova është rritur me 2.7%, Maqedonia e Veriut  me 2%, Mali i Zi me 2.8% dhe Serbia me 1% krahasuar me Shqipërinë që është rritur me 4%.  Ka pasur një ngadalësim të rritjes në të gjitha vendet e rajonit në krahasim me 3 mujorin e dytë të vitit.

Një burim i rëndësishëm i financimit të konsumit dhe por i financimit të individëve janë reminitancat, bëri me dije Ibrahimaj, të cilat gjatë këtij viti kanë shfaqur tendencë rritëse duke u rritur me 9.8% në krahasim me 9 mujorin e një viti më parë. Gjithashtu edhe investimet e huaja kanë shfaqur rritje gjatë këtij viti. Sektori i pasurive të paluajtshme ka shfaqur rritjen më të lartë", u shpreh ministrja Delina Ibrahimaj.