Ekonomia në 2023-shin, institucionet bankare: Ekonomia e Shqipërisë nuk rrezikon recensionin

Lufta në Ukrainë u pasua me një kolaps në ekonominë globale, nga e cila nuk shpëtoi as Shqipëria. Situata gjatë vitit 2023 pritet të jetë e njëjtë me çmimet, ndërsa pritshmëritë janë se Shqipëria nuk rrezikon recensionin dhe rritja ekonomike do të vijojë edhe pse në përqindje më të ulët.

Edhe pse viti që lamë ishte një vit i vështirë, ekonomia e Shqipërisë nuk rrezikon që të bjerë në recension në vitin 2023. Këtë e thotë Banka e Shqipërisë, qeveria shqiptare, por edhe institucionet ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore, ku sipas tyre ky skenar është përsëritur disa herë.

Sa i përket rritjes ekonomike, projeksionet janë të ndryshme. Sipas Ministrisë së Finacave dhe Bankës së Shqipërisë, rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2023 do jetë në 4%. Ndryshe shprehen institucionet ndërkombëtare, ku FMN parashikon që rritja të jetë me 2%, ndërsa Banka Botërore parashikon rritje me 2.3%. Arsyeja është lufta në Ukrainë, e cila ka bërë që çmimet të rriten dhe të ndikojnë në shumë faktor.

Por edhe pse në përqindje më të ulët, rritja do vijojë për arsyen se vendi ynë nuk është i ekspozar direkt nga lufta në Urkainë. Shqipëria importon vetëm grurin, plehrat kimik dhe lule diellin që nuk kanë rol kryesor në ekonomi.

Ndikimin më të madhë në ekonominë e Shqipërisë e ka turizmi dhe ndërtimi, të cilat janë të paprekura dhe që do të ndikojnë pozitivisht në rritjen ekonomike.
Ndryshojnë parashikimet sa i përketë inflacionit, ku në buxhetin që ka hartuar Ministria e Financave, parashikohet që të zbres në 3.6%.

Ndryshe shprehet Banka e Shqipërisë ku sipas saj, ky objektiv nuk pritet të arrihet dhe sipas parashikimeve të saj inflacioni do të zbres posht 3.6% në vitin 2024. Madje, ky objektiv do të arrihet nëse lufta në Ukrainë do të sjell skenar pozitiv edhe për rajonin tonë apo vendet e tjera.

Ndërkohë sa i përketë rritjes së çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve, edhe gjatë vitit 2023 pritet të vijojnë në të njëjtën situat. Sipas FMN-së dhe Bankës Botërore, gjatë 2023-it rritja e tyre pritet të vijojë, pasi institucione të vendeve të ndryshme kanë parashikuar që inflancioni do vazhdojë të rritet deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Situatë kjo, që do të ndikojë edhe në ekonominë shqiptare.