Polici i rrugores kapet me drogë në makinë. Djali i shefit në Policinë e Shtetit shau dhe ofendoi kolegët gjatë arrestimit

Një efektiv i policisë rrugore të Tiranës, u arrestua dhe u përjashtua nga radhët e uniformave blu pasi nuk iu bind kolegëve për të ndaluar dhe gjatë kontrollit iu gjet lëndë narkotike në makinë. Renato Feri rezulton të jetë djali i Shefit të Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit. Për shkelje në detyrë u përjashtuan edhe dy efektiva të tjerë të policisë.

Tre efektiva policie u përjashtuan me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm ndërkohë që njëri prej tyre, që rezulton edhe djali i Shefit të sektorit të Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit, u kap me drogë në makinë.

Renato Feri, punonjës i policisë së qarkullimit rrugor në Tiranë, është përjashtuar pasi nuk i është bindur kolegëve të tij për të ndaluar automjetin, teksa gjatë kontrollit i është gjetur kanabis sativa.

Ai po lëvizte në zonën e Pallatit me Shigjeta ku nuk i është bindur urdhrit të forcave Shqiponja për të ndaluar për kontroll.

Në atë moment efektivët janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta neutralizojnë në zonën e Saukut.

Gjatë kontrollit të mjetit civil me të cilin lëvizte efektivi i policisë është gjetur një sasi kanabisi. Kolegët e repartit "Shqiponja" kanë treguar se teksa po e shoqëronin në komisariat, efektivi Renato Feri i ka sharë dhe kërcënuar.

Po ashtua ta kanë deklaruar se i riu nuk është prezantuar si punonjës i policisë dhe nuk kishte as leternjoftimin.

Renato Feri rezulton të jëtë djali i Arian Ferit, i cili është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

 

Përvec Ferit drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku ka firmosur përjashtimin nga detyra edhe të Ylber Dyberit me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Ky punonjës policie u pezullua nga detyra, në datën 22.12.2022, pasi gjatë kohës që ka qenë jashtë orarit të shërbimit është konfliktuar me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore.

Po ashtu masë pëzullimi është dhënë edhe për Inspektorin Redi Mato me detyrë trup shërbiminë Seksionin për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Në datën 21 dhjetor 2022, ai është konfliktuar me punonjësin e policisë E. H., gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit.

Djemtë e policëve

Ky është rasti i dytë në fillim të këtij janari djali i një punonjësi policie kapet në shkelje të ligjit. Më 1 janar 2023  u arrestua Alban Velo, djali i Dilaver Velos, inspektor me detyrë në trup shërbim në seksionin e patrullës në komisariatin nr 4 në Tiranë, pasi akuzohet si i përfshirë në vrajsen e Edmond Papës më 16 dhjetor 2022. Policia njoftoi dje për arrestimin e tij ndërsa informoi se është pezulluar babai polic si dhe kanë nisur hetimet.