“Verbohen” shoferët, mjegulla mbulon akset rrugore që lidhen me Fushë-Krujën, raportohen dy aksidente të lehta

Një mjegull e dendur që ka rënë mbrëmjen e djeshme dhe që vazhdon të jetë akoma prezente në aksin rrugor Fushë-Krujë -  Milot, Fushë-Krujë - Durrës dhe Fushë-Krujë - Tiranë, ka vështirësuar shumë qarkullimin e mjeteve.

Shikueshmëria për shoferët është e vështirë, pasi fushëpamja nuk shkon në më shumë se 50 metra distancë.

Fatmirësisht nuk raportohet për aksidente me pasoja të rënda, por vetëm dy përplasje të lehta automjetesh.