Arrestimi me drogë i efektivit të rrugores, Feri nuk u tregoi se ishte polic, "Shqiponjat" e morën për kriminel

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i efektivit të policisë së rrugores Renato Feri, ngjarje që daton në fillim të dhjetorit 2022.

Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj bëri me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur në fillim të dhjetorit 2022, kur forcat Shqiponja panë një makinë me xhama të zinj në zonën e pallatit me Shigjeta duke lëvizur tej normave të lejuara. Mjeti drejtohej nga efektivi i rrugores Renato Feri, i cili ishte jashtë shërbimi.

Edhe pse policia i ka dhënë komandën të ndalojë ai nuk i është bindur urdhrit dhe është ndalur në autostradën e TEG-ut.

"Gjatë momentit të lokalizimit të tij është vënë re një sjellje jashtë normale të lejuara, pasi përveçse i ka kundërshtuar punonjësit e policisë, Renato Fieri i ka ofenduar kolegët duke përdorur një gjuhë të pamoralshme. Për këtë arsye është bërë i mundur shoqërimi në Policinë e Tiranës.

Sipas deklarimeve të punonjësve të Shqiponjave gjatë momenteve të shoqërimit, Renato nuk është paraqitur si punonjës i policisë së qarkullimit rrugor dhe nuk patur as bexhon e punonjësit të policisë. Për këtë arsye kanë dyshuar se mund të kishin të bënin me një kontigjen kriminal.

Gjatë shoqërimit është përdorur një gjuhë e ashpër prej tij," tha Vatnikaj.

Veç masës që duhet të merrte për veprën penale ai është proceduar vetëm në gjendje të lirë, ndërsa sot Feri u pezullua nga detyra.