Populli "fukara", deputetët "pasha"

Pjesa më e madhe e deputetëve të Shqipërisë rimbursohen me rreth 20 miijë lekë të reja në muaj vetëm për tarifa telefonike.

Këto para paguhen me taksat e qytetarëve, të cilët i cilësojnë si të padrejta pagesat kaq të larta ndërkohë që vendi është në krizë.

"Shumë gabim, të gjitha në kurriz të popullit. Paga minimale 35 mijë lekë. Sa e ka rrogën ai (deputeti), plus shpenzimet dhe dietat. Mjerë populli i shkretë që e vuan."

"Çfarë t'u bëjmë? Vetë i kemi zgjedhur, tonët janë."

"Këtu kot i thonë Shqipëri, Kolumbia e dytë."

Qytetarët shprehen se për tu paguar me paga të tilla, deputetët në radhë të parë duhet të përmbushin detyrimet ndaj atyre që i kanë zgjedhur.

"Duhet të punojnë mirë."

"Ke njerëz që hanë bukë në kosha të plehrave, kështu i ra fati Shqipërisë."

"Po nuk qenë për vetë ata, ku po pyesin për të tjerët."

Një pjesë e deputetëve të parlamentit të Shqipërisë rimbursohen me 17-20 mijë lekë të reja në muaj vetëm për oferta telefonike, ndërkohë që oferta më e shtrejtë është 2200 lekë në muaj.

Gjithashtu ata rimbursohen dhe me 35-40 mijë lekë të reja në muaj për karburant lidhur me udhëtimet e tyre brenda vendit.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.