Tjetër aksident me pasojë vdekjen në Divjakë, vdes pasagjerja, plagoset shoferja
Qarkullimi me shpejtësi të dyshuar tej normave nuk i çoi më herët në destinacion.
Makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe pasi u përplas me një urë përfundo si grumbull hekurishtesh.
Leonard Dushku që e drejtonte ndërroi jetë në vend, ndërsa katër të rinj të tjerë që udhëtonin si pasagjerë mbetën të plagosur rëndë dhe po luftojnë për jetën në Spital.
Aksidenti me pasojë vdekjen u shënua në aksin rrugor Gradishtë-Spolat në Divjakë.
Krahas shpejtësisë, dyshimet janë se i riu që drejtonte mjetin mund të ketë qenë edhe nën efektin e alkoolit.
Një tjetër aksident u shënua 30 minuta më vonë po në Divjakë.
Hasime Alcani, ndërroi jetë pasi makina që drejtohej nga bija doli nga rruga në aksin "3 urat-Çermë".
Shoferja po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal.
Shpejtësia dhe përdorimi i alkoolit sipas të dhënave zyrtare janë shkaku kryesor I aksidenteve që përgjakën rrugët e vendit përgjatë vitit që lamë pas.
