Divjakë, humb kontrollin e Benz-it, vdes shoferi, 4 të rinjtë me të përfundojnë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2023, 17:15
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor "Gradishtë-Spolat", në Divjakë.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit Benz, Leonard Dushku, ndërkohë janë plagosur edhe 4 të rinjtë që kanë qenë me të.
“Rreth orës 16:30, në aksin rrugor "Gradishtë-Spolat", shtetasi Leonard Dushku, duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
