"Për një makinë të parkuar keq, shoqëria u harrua", qëllohet me çifte 28 vjeçari në Durrës

Për një makinë të parkuar keq, shoqëria u harrua.

Fjalët u zëvendësuan me plumba.

28 vjeçari, Lulzim Përnezha u qëllua me çifte nga ku 32 vjeçari Gëzim Hoda.

Njëri me origjinë nga Dibra e tjetri nga Kukësi, të dy banues në fshatin Perlat të Sukthit.

Ngjarja u shënua paraditen e kësaj të marte pranë një lokali.

Burimet thanë se gjithçka nisi për një makinë në oborr.

Burime thanë se dy të rinjtë fillimisht debatuan ashpër me fjalë.

Gëzim Hoda më pas shkoi në shtëpi, mori armën e gjahut dhe u rikthye duke qëlluar ndaj Lulzim Përnezhës.

Ky i fundit, mori plagë në trup, por pas ndihmës së parë në Spitalin rajonal të Durrësit, raportohet se ka dalë nga rreziku për jetën.

Autori 32 vjeçar i sulmit me armë fillimisht u largua nga ngjarja, por u vu në pranga rreth një orë më pas.

Policia e Durrësit, thotë se nën drejtimin e prokurorisë po vijon hetimet për të dokumentuar plagosjen e parë me armë për vitin 2023 në qytetin e Durrësit.