U kap me 58 kg drogë në makinë, AKSHI nis procedurën e shkarkimit të Erisa Feros

Specialistja e AKSHI-t Erisa Fero është arrestuar nga policia e Korçës pasi në bagazhin e makinës me të cilën po lëviste u gjetën 58 kg hashash.

Për këtë ka reaguar edhe AKSHI i cili dënon aktet në kudnërshtim  me ligjin ndërsa ka nisur menjëherë procedurat për shkarkimin e saj.

"Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.

Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit," thuhet ne njoftimin e AKSHI-t.