Shkurret e veshura me qese në Drino, ndotja "mirëpret" turistët në Gjirokastër

Rrjedha e lumit Drino në Gjirokastër është tejmbushur me qese e mbeturina të cilat janë varur në shkurret buzë lumit. Kjo panoramë është e patolerueshme në një qytet si Gjirokastra që vizitohet nga mijëra turistë.

"Lumi është transportier që i merr nga një vend origjine në një vend tjetër. Këto mbetje nuk janë autoktone, janë të ardhura.

Problemi ëshët se kush i heq këto, kush i pastron. Po e mirë nuk është që mbeturinat të gjenden poshtë e lart se do shkojnë në det, do lahemi në plazh.

Si mos më keq është. Vetë qeveritarët, deputetët nuk e ngrenë zërin që të thonë shiko si bëhet këtu, si bëhet atje," thonë banorët.

Bashkia e Gjirkastrës ka lënë në harresë dhe përrenjtë që gjatë verës shkaktojnë burim infeksioni ndërsa gjatë dimrit shkaktojnë përmbytje.

Gati 3 ton mbetje përfundojnë çdo ditë në përrejtë malorë që përshkojnë qytetin.

Gjirokastra njihet për terrenin e thyer dhe gati 1/10 e mbetjeve ditore këtu përfundon nëpër përrenj.

Bashkia miratoi dhe gjoba për ndotësit por kjo nismë nuk u vu kurrë në zbatim.

Edhe pse një qytet muze në UNESCO që vizitohet nga mijëra turistë vendas e të huaj, Gjirokastra renditet si një nga vendet më të ndotura në jug të vendit.