Mjeshtri i madh mason: Masonët shqiptarë kanë tempujt e tyre dhe zhvillojnë rituale
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Rajmond Todhe, mjeshtër i madh mason u shpreh se masonët janë ndërtues dhe lëvdojnë punën.
Ai tha se masonët mblidhen në tempujt që janë në miniaturë dhe zhvillojnë rituale, duke fituar edhe grada.
Todhe: Masonët janë ndërtues. Masoneria ka në bazë luftën kundër vesit dhe lëvdon punën. I falet arkitektit të madh që i ka krijuar. Masonët në përbërjen e tyre gjejnë veten. Masonët kanë hulumtime që nuk gjenden në librat e zakonshme.
Masoneria ka rituale të njëjta që datojnë në masonerinë moderne në 1710. Riti Skocez është i njëjtë në të gjitha vendet e botës dhe lozhat janë të njëjta si në Tempullin e Solomoniit. Masonët mblidhen në tempujt që janë në miniaturë dhe zhvillojnë rituale. Masoneria ka lirinë dhe gradat që fitohen. Lozha shqiptare ka këshillin e lartë dhe ka gradat më të larta të masonëve.
Emisioni "Ora e Betit" nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

