Alfred Cako: Esat Pashë Toptani dhe Mit’hat Frashëri kanë qenë masonë, Enver Hoxha jo
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, konspiracionisti Alfred Cako u shpreh se një nga masonët kryesorë në lozhat e Selanikut dhe Manastirit ka qenë Esat Pashë Toptani.
Ai tha se Enver Hoxha nuk ka qenë mason, pasi ai ka qenë student në Francë jo serioz dhe nuk ka penetruar në këtë nivele shpirtërore.
Cako: Një nga masonët kryesorë në lozhat e Selanikut dhe Manastirit ka qenë Esat Pashë Toptani, por edhe shqiptarë të tjerë që morën qeverinë shqiptare. Edhe Mit’hat Frashëri ka qenë mason prandaj u vë në krye të kongresit të Manastirit.
Enver Hoxha nuk ka qenë mason, nuk e besoj. Ka qenë student në Francë jo serioz dhe nuk ka penetruar në këtë nivele shpirtërore. Njerëzit që janë masonë dominohen nga elementët e zjarrit që janë shpirtëror.
Emisioni "Ora e Betit" nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
