Kryebashkiaku i Dibrës harron personat me aftësi të kufizuar për festa
Personat me aftësi të kufizuar në Dibër i zunë derën kryebashkiakut Rahim Spahiu. Të mërkurën ata protestuan para zyrës së kryetarit për mungesën e ndihmave nga bashkia e Dibrës këtë fundvit.
Ata thanë s bashkia ka shpërndarë disa ndihma për fundvit por janë bërë diferencime të paarsyeshme.
"Duam të drejtën tonë. Ushqime të na japë, se kanë ardhur makinat me ushqime."
"KEMP nuk marr, ndihmë jo, shtëpia më është shembur. Ku të jetoj, ku të ha? Ja ilaçet, me çfarë t'ja marr të paralizuarit? Ne nuk kemi bukën brenda."
Ata thanë se nuk kanë asnjë mundësi që të festojnë Vitin e Ri, ndaj kërkojnë diçka nga bashkia.
"Nuk kemi mundësi të festojmë, prandaj po presim këtu."
"Edhe unë si zonja në shtëpi me qira, e pabanueshme. Po më zë brenda. As festë, as shtëpi, as bukë, asgjë. Me një asistencë. Duan të hanë fëmijët."
Ora News u mundua ti kërkojë një prononcim kryetarit të bashkisë Rahim Spahiu, por ky i fundit refuzon që të flasë për këtë problem.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
