Stjuardesa vdiq pas fluturimit, Air Albania: Pësoi atak kardiak, iu dha ndihma mjekësore, por e humbëm

Air Albania ka reaguar lidhur me vdekjen e një 24-vjeçareje anëtare e ekipit të kabinës, Greta Dyrmishi e cila ishte në këtë linjë ajrore.

Kompania bën me dije se ajo pësoi një atak kardiak dhe se pas të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, sërish nuk ishte e mundur që të shpëtohej.

Po ashtu bëhet me dije se, Air Albania ka kontaktuar familjen e saj që në momentet e para dhe vazhdojnë të jenë pranë tyre në këto momente të vështira.

Air Albania: Më 21 Dhjetor, pasi zbritëm të gjithë udhëtarët e fluturimit drejt Londrës, një nga anëtarët e ekipit të kabinës, Greta Dyrmishi pësoi atak kardiak. Edhe pas të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, ne përsëri e humbëm. Air Albania ka kontaktuar familjen e saj që në momentet e para dhe vazhdojmë të jemi pranë tyre në këto momente të vështira.

Në respekt të Gretës dhe familjes së saj, ne vendosëm ta ndajmë lajmin me publikun në momentin më të përshtatshëm. Ne do ta kujtojmë gjithmonë Gretën si një profesioniste të pasionuar, një bashkëpunëtore të shkëlqyer dhe mikeshë shumë të mirë të të gjithëve ne. Me besimin se ajo sot gjendet mes mëshirës së Zotit, Air Albania do të vazhdojë t'i qëndrojë pranë familjes.