Ura e rrezikshme në Fier, banorët: Aksi Belinë-Marinzë rrezikon jetët tona
Aksi rrugor përfshirë edhe një urë nga Belina në Marinzë të Fierit është bërë rrezik për banorët e zonës dhe udhëtarët. Amortizimi dhe çarja e asfaltit ka bërë që rruga të jetë pothuajse jashtë funksionit. Banorët apelojnë institucionet që të ndërhyjnë për tua lehtësuar jetën.
Ura që lidh naftembajtese Belinë me Marinzën në Fier ka pësuar devijime të mëdha ndërsa askush nuk ka ndërhyrë.
Për banorët e zonës që janë edhe përdoruesit më të shpeshtë të saj, ura përbën një rrezik serioz për jetët e tyre.
“Këtej është bërë shumë keq.”
“Këtu është një fshat i tërë. Ura ka rënë. Po lëvizin fëmijë e student.”
Në të njëjtën situatë ndodhet edhe rruga që lidh disa fshatra e inauguruar në 2011 dhe që kalon mbi urë.
“Ka tre vjet që ka filluar të prishet pak nga pak.”
Megjithëse dëmtimet që ka pësuar ura dhe rruga deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të rikthyer sigurinë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
