Rrugët e Tiranës makth për këmbësorët dhe shoferët. Gropat “ngujojnë” edhe fëmijët
Shumë rrugë në Tirane janë lënë pa investim prej vitesh. Pavarësisht thirrjeve të banorëve, Bashkia që drejtohet nga Erion Veliaj nuk ka kryer asnjë ndërhyrje në zonën e Yzbershtit.
Teksa kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj promovon rrugët e asfaltuara në rrjete sociale, duket se e ka harruar këtë segment.
Këto pellgje me ujë gjenden në rrugën “Jorgo Panajoti” që të lidh me rrugën “Zef Jubani”.
Gropat janë shqetësues e për drejtuesit e automjeteve, të cilat rrezikojnë të shkatërrohen.
Fëmijët nuk kanë se ku të luajnë.
“Nuk luajmë dot. Bëhemi pis”, thotë një vogëlush për mikrofonin e “Ora News”.
Ata bëjnë thirrje për marrjen e masave.
“Duam një fushë ku të luajmë, e të mos bëhemi pis”, thonë të vegjlit.
Apel për rregullimin e rrugës bëjnë dhe të rriturit
“Unë dua të bëhet gjithmonë më e mira”, thotë banori.
Kjo rrugë ka shumë vite në këtë gjendje të amortizuar, ku dita-ditës po degradon edhe më shumë dhe pavarësisht thirrjeve dhe kërkesave të banorëve të zonës në bashki, ende nuk ka marrë zgjidhje kjo situatë problematike.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.