Bello: Nga fundi i shekullit 19-të shqiptarët kanë filluar të aktivizohen me lozhat masone

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Hasan Bello, profesor u shpreh se nga fundi i shekullit 19 shqiptarët kanë filluar të aktivizohen pranë lozhave masone.

Ai tha se Masoneria aso kohe ishte edhe si një frymë në Itali dhe pastaj kaloi edhe në vitet 20 apo 30 në vendin tonë.

Bello: Nga fundi i shekullit 19 shqiptarët kanë filluar të aktivizohen pranë këtyre lozhave. Dy lozhat më të  rëndësishme kanë qenë në Selanik dhe Manastir, që ishin nën influencën gjermane dhe e britanike.

Ka hipoteza se edhe De Rada ka qenë mason, por nuk ka dokumente. Masoneria aso kohe ishte edhe si një frymë në Itali dhe pastaj kaloi edhe në vitet 20 apo 30 në vendin tonë.

Emisioni "Ora e Betit" nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.