Bakllavaja "e kripur" e këtij viti

"Me gjalpin që shkon nga 1 mijë e 200 deri në 1 mijë e 600 lekë për kilogram, me miellin e sheqerin 120 lekë për kilogram, me vezët 25 lekë për kokërr dhe arrat rreth 600 lekë për kilogram, bakllavaja këtë vit do të kushtojë më shtrenjtë".

Të gjithë përbërësit e ëmbëlsirës tradicionale të fundvitit janë shtrenjtuar.

Ndër to, gjalpi, gati është dyfishuar.

Vitin e shkuar një kilogram shkonte deri në 600 lekë, ndërsa këtë vit kushton mbi 1 mijë e 100 lekë.

Çmimet e miellit, sheqerit, vezëve dhe arrave po ashtu janë rritur.

Zonjat që e përgatisin vetë bakllavanë në shtëpi thonë se ajo shkon mbi 3 mijë lekë.

"Sheqeri dhe arrat janë shtrenjtë".

"Gjalpi mos pyet, 13 mijë lekë kg ka shkuar. Sivjet shumë më shtrenjtë se çdo vit tjetër."

"Shumë të shtrenjta për ne pensionistët. Shyqyr që morëm atë 50 mijë lekëshin, mezi e morëm."

Bakllavaja "e kripur" e këtij viti

Pavarësisht çmimeve, tregojnë se tryezat nuk do i lënë pa ëmbëlsirë, por do t'i gatuajnë në sasi më të vogla.

"Ne do ti bëjmë, jo sasi të madhe."

"Themi nuk do bëjmë, por prapë se lëmë bakllavanë pa bërë".

Pak më të shtrenjta janë edhe bakllavatë që blihen të gatshme në pastiçeri.

Bakllavaja "e kripur" e këtij viti

"Kanë pësuar rritje të lehtë duke qenë se produktet bazë kanë pësuar goxha rritje".

Për shkak të çmimeve preferohen më tepër ëmbëlsirat e vogla.

"Klientët blejnë në sasi më të vogël se përpara."

Bakllavaja "e kripur" e këtij viti

E gatuar në shtëpi apo e blerë në pastiçeri përveç shijes ajo që nuk diskutohet këtë vit është se për bakllavanë do shpenzojmë më shumë.

Çmimet e përbërësve të bakllavasë

Mielli  110 lekë/kg     120 lekë/kg

Sheqeri   80 lekë/kg   120 lekë/kg

Gjalpi       700 lekë/kg  1200 lekë/kg

Arrat         500 lekë/kg   600 lekë/kg

Vezët        15 lekë/kokërr  25lekë/kokërr

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.