“Pornografi e pastër”. Sulm i ashpër ndaj Ronaldos për dhuratën Rolls Royce
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2022, 15:08
Makina Rolls Roëce Down që Georgina Reodriguez i bëri Cristiano Ronaldos për festat ka ngjallur edhe pakënaqësi sepse kur je i famshëm, do të jesh përherë në qendër të vëmendjes.
Ekzemplari me 8 marshe që arrin shpejtësi 250 km/h dhe me vlerë 345 mijë euro është cilësuar një dhuratë e tepruar. Polotikani spanjoll, Miguel Angel Revilla, vendimin e Ronaldos për ta ublikuar në rrjet dhuratën, e ka komentuar:
“Më duket pornografike. Me atë që po kalojnë njerëzit, këto gjera dalin në televizor e rrjetet sociale nuk janë morale. Kjo lloj sjelljeje është pornografi e llojit më të fortë”.
