ORA INVESTIGIM/ Dështon Bordi i Transparencës. ‘Mbyll sytë’ para bizneseve që abuzojnë me çmimet e larta

Tv Ora ka transmetuar me fakte abuzimin që bëhet me çmimin e karburantit në vend. Edhe pse është Bordi i Transparences ai që vendos çmimin tavan, ka biznese që naftën e shesin më shtrenjtë

Qytetari: 10 mijë lekë naftë. Sa lekë është nafta këtu?
Punojësi: 278 lekë
Qytetari: Po 261 është. Po këtë po them pse duhet ta mbash 17 lekë më shumë?

Ne lidhje me abuzimin e çmimeve në treg ‘Ora investigim’ ka vënë në dijeni Bordin e Transparencës që ka në përbërje Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorinë e Përgjithshëm të Doganave.

Bashkëngjitur më kërkesën për informacion i kemi dërguar të gjitha ministrive të lart përmendura edhe kuponin tatimor që vërteton se nafta në kryeqytet shitet më shtrenjtë së çmimi i fiksuar nga bordi.

Për më shumë se 2 muaj jemi zvarritur për marrjen e informacionit,dhe anshkalimet e ministrive pergjegjëse që heshtin para shkeljeve të faktuara.

Pasi i vumë në dispozicion Ministrise se Infrastrukturres dhe Energjise fakte së nafta në kryeqytet shitet 17 lekë më shtrenjtë se çmimi i fiksuar nga bordi ky institucion që mbyll sytë para abuzimeve na përgjigjet se kanë bërë inspektim , dhe pas analizave te kryera rezulton se e karburanti e tregëton naftën brenda standarteve.

Pyetja jonë nuk ngrihej për cilësinë e karburantit por për abuzimin me çmimin.

Në këto kushte i kërkuar ministres Belinda Balluku seriozitet në trajtimin e çështjes.

Edhe pse e kishte mbi tavolinë të faktuar abuzimin ministrja Belinda Balluku nuk tha asnjë fjalë për masat që do merren për subjektin por e kaloi topin te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Në vijim të investigimit kemi kërkuar informacion edhe nga ky institucion. Drejtori i përgjithshëm Ceno Klosi na ka vënë në dijeni se pika e karburantit tregton naftë të nje standarti tjetër nga ai i parashikuar në aktin normativ. Sipas Tatimeve subjekti tregton gazoil të standartit S SH EN 599:2022.

Pavarsisht dëshirës që ka Drejtori i Tatimeve për tu bërë avokat i subjektit që abuzon në kurriz të qytetarëve faktet flasin ndryshe.

Ministria e Infrastrukturës shprehtet se sipas analizave të kryera në laboratorin qëndror te ISHTI pika e karburantit në kryeqytet tregton naftë S SH EN 590:2022 dhe jo të nje standarti tjetër S SH EN 599:2022 siç pretendon Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.

Sa kushton heshtja e Drejtorisë së Tatimeve përballë abuzimimeve më çmimin e karburantit?

Ndërsa Ministria e Financave dhe Ekonomisë u mundua që ta zvarriste dhënien e informacionit dhe vetëm pas insistimit tonë kur kaloi çdo afat zyrtar pyetjes se çfarë masash u moren për subjektin që abuzoi me çmimet na kthen një përgjigjie pa përgjigje.

Duke u mjaftuar me citimin e neneve dhe ligjeve , nuk u shpreh në asnjë rresht për masat konkrete që u morën per subjektin abuzues.

Edhe Drejtoria e Pergjithshme e Doganave u njoftua për këtë rast. Ky institucion pranon se kemi të bejmë me shkelje por nuk shprehet për asnjë masë të marrë.

Janë 4 institucione pjesë e Bordit të Transparencës që janë venë në dijen të abuzimit dhe asnjëra prej tyre nuk i ka dhënë përgjigjie pyetjes tonë se çfarë masash u morën ndaj subjektit?

I vetmi institucion që pranon se kemi të bëjmë me një rast abuzimi është Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut.

Një ditë pasi u vu në dijeni të situatës ka bërë verifikime në terren ku ka vërtetuar se kemi të bejmë me çmime më të larta se ato të fiksuara nga bordi që rëndojë xhepat e qytetarëve.

Edhe pse abuzimi me çmimet nuk u faktua vetëm nga ‘Ora Investigim’ por edhe nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut bordi i transparencës që i ka shkeljet e faktuara hesht dhe nuk merr asnjë masë.

Nëse ligji do zbatohej subjekti do dënohej më gjobë në masën 2 milion lekë dhe në rast përsëritje do i pezullohej licensa.

Mosveprimi i Bordit të Transparencës përballë subjekteve që abuzojnë me çmimet tregon se ky bord ka dështuar.
Me sa duket bordi që u ngrit për të mbrojtur qytetarët, tani ka filluar të bëj avokatin e bisneseve që rrisin çmimin e naftës sipas oreksit të tyre.