Rriten eksportet, ulen importet/ INSTAT: Defiçiti tregtar i këtij muaji është 35 mld lekë

Eksportet e mallrave u rritën krahasuar me një vit më parë, ndërsa e kundërta ka ndodhur me importet, të cilat kanë shënuar rënie. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga janari deri tani, eksportet u rritën me 12,9% dhe importet u ulën me 3.9%. Gjithashtu defiçiti tregtar për nentorin është 35 mld lekë.

Eksportet e mallrave arritën vlerën 42 miliardë lekëve në muajin nëntor, duke u rritur me 12,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa importet shkuan në 77 miliardë lekë, duke u ulur me 3,9%, në krahasim me një vit më parë.

Në raportin e fundit të Institutit të Statistikave, thuhet se defiçiti tregtar i këtij muaji është 35 mld lekë, duke u ulur me 18,5 %, krahasuar me nëntorin e 2021-it.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, materialet e ndërtimit, metalet, tekstilet dhe këpucë.

Ndryshon situata tek importet, ku mesa duket rrittja e çmimeve ka bërë që importet të ulen.

Kështu, në uljen e importeve ka ndikuar mineralet, lëndë djegëse, energji elektrike, ushqimet, pijet dhe duhani.

Rritje ka patur  vetëm për makineritë, pajisje dhe pjesë këmbimi, si dhe materialet e ndërtimit dhe metalet.

Gjatë këtij 11-mujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia, Gjermania dhe Greqia.

Ndërkohë që eksportet kanë pasur uljen më të madhe me Kosovën, Greqinë dhe Kinën.

Ndërsa sa i përketë vendeve me të cilat kanë pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Shkëmbimet tregtare, për 11-mujorin e vitit 2022 me vendet e BE-së zënë 59,8% të gjithë tregtisë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.