Edhe Banka Botërore ngre alarmin: PPP-të e pakërkuara, burim kryesor i rrezikut fiskal

Pas FMN-së, edhe Banka Botërore ka shprehur shqetësimet e saja për PPP-të e dhëna nga qeveria shqiptare. Në raportin e fundit, Banka Botërore ndalet tek PPP-të e pakërkuara, e cila i konsideron si burim kryesore i rrezikut fiskal.

Banka Botërore ka ngritur shqetësimin për monitorimin e kontratave koncensionare në Shqipëri, duke i cilësuar si hendeqe që mund ta çojnë vendin drejt kolapsit fiancniar.

Sipas Bankës Botërore shumë prej kontratave PPP ende mbeten jashtë moniotorimit dhe pjesa më e madhe janë të lidhura me energjinë.

Ajo shpreh nevojën për plotësim të ligjit me tregues shtesë për të matur rëndësinë e tyre dhe zbutjen e rreziqeve fiskale.

Sipas raportit, e vetmja masë e marrë nga qeveria është ndryshimet në ligjin e PPP-ve, ku ka hequr propozimet e pakërkuara për rrugët, duke kufizuar përdorimin e tyre vetëm në porte, aeroporte, energji elektrike ngrohje dhe shpërndarje e gazit natyror.

Kujtojmë se javën e shkuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, përserit alarmin për PPP e shumta të qeverisë.

Në raportin FMN-së thuhej se, kontratat koncesionare kanë nivel të lartë rreziku në ekonominë shqiptare, pasi vazhdojnë të hartohen jashtë procesit buxhetor dhe mund të dëmtojnë qëndrueshmërinë e borxhit.

Pavarësisht thirrjeve të institucioneve ndërkombëtare, qeveria shqiptare nuk ndalet në dhënien e PPP-ve, ku më e fundit ishte ajo e rrugës Thuman-Kashar.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.