Digjet "Porche" gjatë natës në Vlorë, ja pronari

Një makinë luksoze tip Porche është djegur pak pas mesnate në Vlorë.

Mjeti me targa "AA 707 PS" ishte në pronësi të shtetasit Daniel Qendraj.

"Më datë 27.12.2022, rreth orës 01:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Porche”, në pronësi të shtetasit D. Q," njoftoi policia.

Dyshimet janë se zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Digjet "Porche" gjatë natës në Vlorë, ja pronari
Makina e djegur
Digjet "Porche" gjatë natës në Vlorë, ja pronari
Vendi ku ishte parkuar makina që u dogj
Digjet "Porche" gjatë natës në Vlorë, ja pronari
Vendi ku ishte parkuar makina që u dogj