Meta: Largimi i qeverisë “Rama”, domosdoshmëri për vendin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2022, 09:39
Për Partinë e Lirisë largimi i qeverisë “Rama” është domosdoshmëri për vendin. Dhe për ta mundësuar këtë, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, kreu i kësaj partie, Ilir Meta deklaron se zgjedhjet e 14 majit janë një mundësi e shkëlqyer për largimin e qeverisë.
Meta thekson se largimi i Ramës nga pushteti është domosdoshmëri për t’i dhënë frymëmarrje vendit dhe për të garantuar të ardhmen e të rinjve.
“Largimi i shpejtë i Qeverisë është domosdoshmëri për t’i dhënë frymëmarrje vendit dhe për të garantuar të ardhmen e të rinjve tanë. Zgjedhjet e 14 Majit janë një mundësi e shkëlqyer për këtë”, deklaron kreu i PL-së, Ilir Meta.
