"Me laps e letër" Patronazhistët nuk ikin, PD të gjejë emër konsensual për Avokatin e Popullit

Partia Socialiste do të angazhojë sërish patronazhistët edhe në zgjedhjet e 14 majit. Në konferencën për mediat Damian Gjiknuri shprehet se ata punojnë me të dhëna që janë marrë me vullnet të lirë prej zgjedhësve teksa shtoi se selia rozë merr të paktën 40 bashki.

Publikimi i listave të zgjedhësve dhe të dhënat personale që u përdorën nga patronazhistët nuk do të mungojnë as në votimet e 14 majit kur do të votohen kryetarët dhe këshillat e bashkive.

Sekretari i Përgjidhshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri shprehet se ë dhënat merren vullnetarisht teksa patronazhistët do të punojnë me laps e letër.

"Patronazhisti është aktivisti që punon me letër e me laps. Çfarë është patronazhisti?! Një njeri që merr , me vullnet të lirë të dhëna qytetarëve si telefonin, adresat

Madje Gjiknuri shprehet se socialistët i kanë të sigurta 40 bashki.

Damian Gjiknuri: "PS e ka të pamundur të zbresë nën 40 bashki"

Sa i përket diskutimeve me opozitën për Avokatin e Popullit ai u shpreh se ka ende vend për  diskutim, por nuk mund të pranohen kandidatë politik

Damian Gjiknuri: "Maxhoranca do të eksplorojë e duhet të eksplorojë të gjitha mundësitë për të gjetur kandidaturë që të ketë pëlqyeshërinë e opozitës shqiptare. Mund të ketë dialogim të dytë ose thirrje të hapur"

Në konferencën e fundit për mediat numri dy i socialistëve vlerësoi se rezultati në seancë për anëtarin e Gjykatës kKushtetuese tregon pavarësinë e institucionit, por akuzo opozitën për sulmin ndaj Ardian Dvoranit

Damian Gjiknuri:"Si kampion i drejtësisë, ka qenë gjykatës i sulmuar nga opozita. Të gjithë aludimet se ka pazare e po lobohen që më pas u tretën ishin për të goditur figurën e tij"

Për shkak se në kuvend asnjë nga katër kandidatët nuk mori 84 vota, anëtar i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet Majlinda Selimi e renditur e para prej KED.