PS e ndarë në dy grupe? Gjiknuri: Janë diversione për interesa personale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2022, 11:50
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i cilësoi si diversione mnediatike atë të ndarjes në dy grupime të PS-së.
“Unë nuk mund të flas me supozime. Në politikë sulmohesh kur je në politikë, kur ke pozicione kyçe dhe kjo është normale.
Në fund të fundit jemi mësuar me gjërat që nuk i kemi në dorë.
Por unë nuk e di këtë, por mund të jetë pjesë e diversioneve mediatike dhe sulmeve të pakontrolluara të mediave.
Çdokush mund të hapë portal dhe ta përdor atë për interesa personale, dhe këtë nuk e ndalojmë dot si mazhorancë.
Mazhoranca votohet si çdo mazhorancë, ndërsa mungesa e shpresës e opozitës ndikon në votimin e një mazhorance”, shprehet Giknuri.
