PS fshin çdo mundësi për votimin elektronik, Gjiknuri: Ka kosto të lartë
Partia Socialiste fshin çdo mundësi për të të pasur votim elektronik në zgjedhje.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në një bashkëbisedim me gazetarët Gjiknuri u shpreh se kostoja e përdorimit të teknologjisë në zgjedhje është tejet e lartë.
“Sistemi elektronik mund të jetë e ardhmja, por kostoja e aplikimit arrin në milionë dollarë. Shqipëria nuk i ka kushtet, këtë duhet ta pranojmë. Jemi në vështirësi ekonomike. Të gjitha këto të çojnë në kontekstin që e gjithë kjo është e
Asnjë palë nuk mund të thotë se u transformua procesi nga momenti i hedhjes së votave në kuti deri në numërim. Kushdo shqiptar e di se është e pamundur të fshihet një veprim i paligjshëm gjatë votimit sepse është i mbikëqyryr nga kamerat. Teknologjia nxjerr rezultatin në kohë por ka edhe një kosto. Një gjë unë e them edhe si ekspert, një njeri që hedh votën në kuti, ajo votë do i numërohet”- u shpreh Gjiknuri.
Gjiknuri u pyet edhe në lidhje me kandidaturat për zgjedhjet e vendore të 14 majit 2023. Konkretisht Gjiknuri u pyet nëse do të jetë Benet Beci kandidat i PS-së për bashkinë e Shkodrës. Sipas Gjiknuri ai do ti bënte nder qytetit dhe se është një kandidaturë e përshtatshme, por nuk konfirmoi nëse do të jetë Beci.
"Kandidat natyrshëm që mund të ketë shumë deputetë që do të donin që të konkurronin si kryetar bashkie, Beneti është një kandidaturë e mirë do i bënte nder Shkodrës. Nuk po konfirmoj që do të jetë Beneti pasi do ti nënshtrohen një procesi konsultim brenda partisë dhe përtej partisë di ti bënte nder Shkodrës dhe mendoj se është një kandidat shumë i përshtatshëm. Për të mirën e shkodranëve do të ishte mirë të ishte kandidat"- tha Gjiknuri.
Po ashtu, Gjiknuri tha se mazhoranca nuk mund të votonte propozimet e opozitës për Avokatin e Popullit pasi konkretisht kandidati Ledio Braho ishte një person tepër i politizuar.
Ndërsa shtoi se në vijim opozita duhet të vinte me emra konkretë për të cilët mund të arrihet konsensus dhe që nuk kanë aktivitet të caktuar me partitë politike.
“Mendoj se është spekulim që ka pasur një Pazar apo këmbim të votave për kandidatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Ardian Dvoranit dhe Ledio Brahos. Shumica e votave të realizuara me vullnet të lirë nga deputetët e mazhorancës treguan se nuk ka pasur asnjë tendencë për të bërë vota të një shumice të caktuar. Kjo është përgjigjja e vërtetë dhe këtë e konfirmojnë faktet.
Avokati i Popullit propozohet figurë konsensuale dhe në të kaluarën përpjekjet kanë qenë që të gjendet një figurë e pëlqyer nga opozita por të mos kthehet më pas në zyrë partie. Nga diskutimet, u përfundua se emri në fjalë, është shumë i politizuar dhe është zgjatim i PD në gjithë aktivitetin e zyrës së Avokatit të Popullit.
Unë mendoj se mazhoranca duhet të eksplorojë për të gjetur kandidaturë që do ketë pëlqimin e opozitës shqiptare dhe kjo do të thotë se mund të ketë diskutim të dytë. Duhet të kemi një emër të përshtatshëm, emra që rezonojnë përtej partive politike”- u shpreh Gjiknuri.