Shqipëria i kërkon Spanjës zemrën e Saimir Sulës, shqiptarit që vdiq në një spital në Barcelonë
Prokuroria e Tiranës kërkon një përgjigje nga Spanja për letërporosinë e lëshuar për rimarrjen e zemrës së shqiptarit, Saimir Sula, i cili vdiq në Barcelonë në maj të 2020, raportojnë mediat vendase.
Organi i viktimës është nxjerrë për kryerjen e autopsisë dhe për momentin ndodhet në qytetin e Barcelonës ndërsa Shqipëria e trajton çështjen si një rast trafikimi organesh.
Saimir Sula shkoi në spital më 8 maj 2020 me ethe dhe dyshime se mund të kishte Covid por doli negativ dhe duke pasur parasysh agjitacionin që shfaqi, të cilin mjekët e lidhën me skizofreninë që pësoi, i dhanë qetësues dhe u shtrua në spital deri të nesërmen, me kufizime mekanike derisa u qetësua.
Arrest kardiak
Përballë një “episodi të papritur agjitacioni”, në raportin mjeko-ligjor thuhet se tetë roje sigurie e kanë reduktuar dhe i kanë injektuar një antipsikotik dhe pas reduktimit ka pasur një ndalim respirator.
Autopsia konstatoi se ai kishte vdekur nga arresti kardiak i shkaktuar nga një arterie e bllokuar.
Ai kishte bronkit dhe temperaturë dhe ishte i shqetësuar për kufizimin por raporti përjashtoi çdo implikim nga goditjet që ka marrë gjatë kontrollit.
Ministria shqiptare e Drejtësisë bën një kërkesë që e cilëson si “të domosdoshme dhe legjitime”: Të bëhet një analizë ADN-je në zemrën e të ndjerit, e cila është depozituar në Barcelonë dhe e cila është nxjerrë për autopsi, për të konfirmuar se është e tij dhe për këtë arsye ai pretendon se nëse organi nuk mund të dërgohet në Tiranë, Spanja duhet të bëjë testin gjenetik.
Ndërkohë burime nga Ministria e Drejtësisë në Spanjë thonë se kërkesa do trajtohet nga gjykata dhe se Ministria “merr vetëm funksionin e përpunimit të kërkesës, pa asnjë kompetencë për përmbajtjen e saj”.
Në pritje të gjykatës
Ata kanë shtuar se Ministria ka dërguar në Shqipëri “të gjitha procedimet dhe vendimet e nxjerra nga gjykata” që ka qenë në ngarkim të çështjes, nga e cila presin përgjigjen për kërkesën e fundit të Shqipërisë për të bërë testin e ADN-së.
“Nëse për momentin ky test nuk është kryer, kjo ndodh sepse gjykata (dhe jo Ministria) e ka kuptuar që nuk është e përshtatshme dhe për këtë është vënë në dijeni Shqipëria”.
Po kështu theksohet se Ministria ka përkthyer nga gjuha katalanase në spanjisht të gjitha dokumentet gjyqësore që ka dërguar në Shqipëri.
