Sokol Mjacaj ankohet për procesin ndaj tij: Gjyqi ndaj meje i paragjykuar, nuk ma thanë gjykimin e shkurtuar
I dënuari më burgim të përjetshëm në vitin 2015 për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër, Sokol Mjacaj, ka bërë një ankimim në Gjykatën Kushtetuese ku pretendon se çështja e tij ka qenë i njëanshëm. Sipas kërkesave ai pretendon nuk edhe pse e ka pranuar krimin nuk është aplikuar gjykimi i shkurtuar, duke u mbyllur përjetë në qeli.
Sokol Mjacaj, autori i vrasjes së dy turistëve çekë në zonën e Prekalit në Shkodër në korrik të vitit 2015 i është drejtuar me një kërkesë-ankimim Gjykatës Kushtetuese, teksa pretendon se procesi gjyqësor ndaj tij ka qenë i paragjykuar.
Sipas argumenteve të paraqitura, Mjacaj pretendon se atij nuk i është aplikuar gjykimi i shkurtuar edhe pse ai ka pranuar vrasjen. Po ashtu, ai thotë së është paragjykuar për t’u dënuar me burgim të përjetshëm pa filluar hetimet ndaj dhe gjykimi ndaj tij.
Në një tjetër argument ai parashtron i njëjti gjyqtar që ka marrë pjesë në një gjykim tjetër, ka qenë kryesues edhe në çështjen e shqyrtimit të kërkesës.
Por nisur nga këto rrethana, kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk i ka pranuar kërkesat e Sokol Mjacajt duke vendosur mos kalimin e çështjes për shqyrtim. Në argumentet për mos aplikimin e gjykimit të shkurtuar kolegji thotë se kjo kërkese e tij është gjykuar në një gjykatë të zakonshme dhe të Lartë, dhe për këtë arsye plotëson kriterin e shtrimit juridik.
E ndërsa për sa i përket pretendimeve për gjyqtarin kolegji shprehet se magjistrati nuk ka marrë pjesë në trupin gjykues që ka gjykuar kërkuesin për të njëjtën çështje edhe në gjykatën e apelit.
Sokol Mjacaj u dënua me burgim të përjetshëm në nëntor të vitit 2015. Sipas policisë, 20-vjeçari kishte takuar në rrugë dy turistët çekë, Mikael Svatos dhe Ana Kosinova. Ai kishte hipur në makinën e tyre duke i kërcënuar me armë në rrugën Dukagjin – Shkodër. Vrasjen e çiftit i riu deklaroi se e kreu nga frika pasi 27 - vjeçari Svatos kishte tentuar t'i merrte armën gjatë udhëtimit.


