Digjet shtëpia në Shkodër, familja pret Krishtlindjet në qiell të hapur

Një shtëpi njëkatëshe është djegur rreth ores 19.00 në Samrisht të Dajçit. Ajo banohej nga Pjetër Mhilli me bashkëshorten e tij.

Megjithëse ndërhyri një automjet zjarrfikës nga Shkodra, nuk u arrit që shtëpia të shpëtohej dhe gjithçka u shkrumbua.

Familja Mhilli është strehuar te të afërmit. Kërkohet ndërhyrja e ekspertëve për të identifikuar shkaqet e rënies së zjarrit.