Vlorë: Flenë mbi naftë e janë të varfër
Banorët e disa fshatrave në Selenicë të Vlorës tregojnë sesi në zonat e tyre ka puse nafte, por ata nuk kanë përfituar kurrë nga kjo pasuri. Ata shprehen të zhgënjyer për mungesën e investimeve. Madje nuk kanë gjetur as punë tek kompanitë që nxjerrin naftë.
Pavarësisht se në fshatrat e tyre ka disa puse nafte, banorët në Gorrishti dhe Koçuli të Vlorës thonë se nuk kanë gëzuar kurrë përfitimet që sjell ky produkt.
Banorët thonë se jo vetëm nuk kanë përfituar ata, por edhe nuk kanë parë asnjë investim në zonë.
“Për ibret o zot. Që nga Vaina e deri këtu. Pa le lagjet nuk zihen në gojë. U është bërë njerëzve vendi morjte” thotë një banore për mikrofonin e Ora News.
Ata tregojnë se edhe vetë punonjësit e naftës nuk janë nga fshati por të punësuar nga zonat e tjera.
Nafta që nxirret nga Gorrishti dhe Koculi shfrytëzohet nga Albpetrol ndërsa banorët bëjnë thirrje për investime publike në zonë.