Urgjenca e Pediatrisë me fluks pacientësh ditë e natë. Kamerat e Ramës tregojnë realitetin propagandistik
Fluksi tek Urgjenca e Pediatrisë ka vijuar edhe paraditen e së shtunës.
Pamjet e regjistruara nga Ora News tregojnë fluskin në pediatri ndërkohë nga pamjet e servirura duket se çdo gjë shkon mirë dhe vetëm dhuratat e Krishtlindjes mungon. Dhe atë ia dërgoi kryeministri.
Në korridoret e urgjencës pacientët presin deri në 1 orë për të marrë konsultën e mjekut
Prandaj ata kanë mbërritur në urgjencë për të marrë një konslutë më të specializuar.
Jashtë kamerave prindërit thonë se janë dy mjekë që shërbejnë. Gjithsej në urgjencë shërbejnë 15 mjekë por ditët e fundjavës e festat janë më të vështira për tu përballuar
Urgjenca e pediatrisë mbetet porta për shumë familje, fëmijët e të cilëve nuk gjejnë derman në qendra shëndetësore. Ky është dhe rasti i një çifti që edhe pse e kishin dërguar fëmijën tek qendra shëndetësore në Laknas, i vogli vijon të mos ketë asnjë përmirësim të gjëndjes shëndetësore.
"Hajde në orën 114:00 - 15:00 por nuk e gjen hapur"
Numri i ulët i mjekëve në urgjencën e pediatrisë ka bërë që pacientët e vegjël me temperature nga virozat te presin gjatë në radhë.
Megjithëse ishte paralajmëruar nga ekspertët që fundi i dhjetorit do të shënonte edhe pikun e përhapjes së virozave, institucionet nuk kanë marrë masa për të përballuar fluksin e të sëmurëve.
Qeveria duket se po kujdeset vetëm për ndërtimin e godinave, por nuk po mundet ti plotësojë ato me stafin e nevojshëm mjekësor.
